Inovacion zviceran në skela dhe kallëpe.

Ne zhvillojm dhe shesim sisteme skelash dhe kallëpesh qe më shumë se 25 vite. Me familjen e produkteve MATO, ne prodhojmë sistemin e skelave më të shitur në Zvicër. Ne jemi të pranishëm në tregun e kallëpeve me një gamë inovative në rritje vazhdimisht. Produktet Tobler janë zhvilluar nga inxhinierët dhe dizajnerët tanë në Zvicër. Cilësia, ekonomiciteti dhe siguria, si dhe shërbimi i klasit të parë ndaj klientit janë prioriteti ynë kryesor. Ne dëgjojmë klientët tanë dhe zhvillojmë vazhdimisht produktet tona bazuar në nevojat e tregut. Ne ofrojmë gjithashtu oferta tërheqëse për qira dhe një shërbim rinovimi të klasit të parë për sistemet tona të kallëpeve.

Produktet më të njohura nga gama jonë gjithëpërfshirëse e skelave janë skelat e fasadave MATO 1 dhe MATO 2, skelat modulare MATO 8, skelat levizese të palosshme MATO R dhe sistemi ynë i lehtë për kulm emergjent MATO N. Në tregun e kallëpeve do të gjeni me kallëpet e mureve Tobler Top, kallëpet manuale Tobler Manu, kallëpet e pllakes Tobler Deck si dhe platformat e betonimit Tobler Bau cilësi te klases së parë në shitje dhe qira.

Skelat dhe kallëpet Tobler nuk janë mbresëlënëse vetëm në Zvicër dhe Kosovë. Ne mbështesim dhe furnizojmë klientët në Gjermani, Austri, Skandinavi dhe vendet e Beneluksit. Megjithatë, ne jemi ende një biznes familjar i menaxhuar nga pronarët me një lidhje personale me klientët tanë.

Cilësi e testuar dhe siguri maksimale.

Duke zgjedhur sistemet Tobler, ju jeni duke u mbështetur në cilësinë e klasit të parë dhe sigurinë maksimale. Ne punojmë ngushtë me ekspertë të jashtëm të sigurisë nga ndërtimi i skelave dhe kallepeve. Të gjitha zhvillimet e reja i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta dhe testeve praktike përpara se të miratohen. Sepse efikasiteti ekonomik, siguria dhe përgjegjësia sociale shkojnë paralelisht me sistemet Tobler.

Produktprogramm