Sistemi modular për çdo aplikacion

Kur sistemet konvencionale arrijnë kufijtë e tyre, për sistemin tonë modular MATO 8 fillon përditshmeria. Falë teknologjisë speciale të lidhjes me tetë rastera dhe një sistem me kokë formë-pyke, MATO 8 jo vetëm që montohet menjëherë, por gjithashtu nuk njeh kufizime për sa i përket aplikimit. Për ndërtime të veçanta në sektorin industrial dhe kimik, ispeksjone të fabrikës por edhe në sektorin e evenimentëve, me MATO 8 vendosni shiritin e paarritshëm për konkurrentët tuaj. Sepse për MATO 8 vlen: "S'ka nuk ban ktu"

arrow Përparësitë tuaja

  • montim modular në 8 drejtime
  • sistemi i kokës me pykë i shpejtë si drita
  • hyn në lojë aty ku sistemet konvencionale ndalen
  • kurseni 50% kohë dhe kosto me çdo montim dhe çmontim
  • e disponueshme në çelik ose alumin
  • mundësi të pakufishme aplikimi

Detajet

Fjala "s'mundësh" për neve nuk eksiston!

Skela modulare MATO 8 u zhvillua për aplikacione që nuk mund të zbatohen me sisteme konvencionale ose mund të zbatohen vetëm me konstruksjone komplekse. MATO 8 u mundësua nga teknologjia speciale e lidhjes. Diskët në shtyllat vertikale kanë tetë rastera, të cilat mundësojnë montimin dhe zgjerimin në të gjitha drejtimet.

I gjithanshëm dhe jashtëzakonisht fleksibël.

Skelat modulare MATO 8 përdoren shpesh për ndërtime speciale në sektorët industrialë dhe kimikë, si dhe për inspektimet e fabrikës dhe në të gjithë sektorin e evenimentëve. Një tjetër aplikacion jashtëzakonisht interesant është skela e fuqishme e lëvizshme, e cila mund të përshtatet në mënyrë të përkryer me kërkesat individuale.

Të gjithë komponentët janë të disponueshëm në të dy versionet prej alumini dhe çeliku.

Deri në 50% kursime në kohë dhe kosto

Përdorimi i sistemit të aluminit MATO 8 rrit efikasitetin e çdo montimi të skelës me 50% ose më shumë, pasi montimi mund të bëhet me një dorë falë peshës së ulët dhe sistemit praktik të kokës me pykë. Por ndërtimi i lehtë jo vetëm që sjell avantazhe të rëndësishme gjatë vendosjes së skelave. Më pak peshë automatikisht do të thotë më shumë vëllim ngarkimi gjatë transportit, trajtim pa probleme dhe ruajtje e lehtë.

Gama e rafinuar e aksesorëve

Nga qasjet të vendpunishtëve deri të kullat e shkallëve deri dhe përforcimeve. Gama e aksesorëve krijon mundësi unike dhe e kthen MATO 8 tuaj në një pajisje të gjithanshme për përdorim të përditshëm.

«Me MATO 8 ju mund të tejkaloni çdo sfidë në montimin e skelave. Sistemi modular është gjithashtu zgjidhja më efikase dhe më e sigurt për qasjen në kantierin e ndërtimit, kullat e shkallëve dhe evenimentët.»