Skela e lehtë për më shumë fleksibilitet.

Sistemi MATO 2 është i pakrahasueshëm në ndertimin e objekteve të rrumbullakëta ose me kënde komplekse. Zemra e sistemit është disku, i cili është i vendosur në një lartësi prej çdo 50 cm dhe mundeson lidhjet në katër drejtime me shpejtësi të paparë dhe pa mjete shtesë. Ju përfitoni nga kursimi i kohës së punës deri në 50%. Konkurrentët tuaj do të mahniten. Skela e lehtë e fasadës MATO 2 është e disponueshme si në çelik ashtu edhe në alumin të lehtë.

arrow Përparësitë tuaja

  • Lidhje pa mjete shtesë në katër drejtime
  • I pakrahasueshëm për planimetri të rrumbullakëta ose me kënd
  • Pllakat e ndërmjetshme dhe konzollat montohen lehtë dhe pa mjete shtesë
  • I shpejtë si drita: kurseni deri 50% të kohës dhe të kostove
  • Version prej çelikut (60 m lartësi) apo prej alumini (40 m)
  • Skela e lehtë me fleksibilitet maksimal

Detajet

Modulariteti në sistem

Veçoritë e dalluara të zhvillimit të serisë MATO 2 janë rezultat i përvojës praktike të grumbulluar gjatë viteve dhe të kërkimzh-villimit vizionar. Në varësi të kërkesave, sistemi është i disponueshëm si kornizë ose skele me shtyllë/traversë në gjerësi 95 ose 65 cm. Të dy gjerësitë mund të kombinohen me njëra-tjetrën sipas dëshirës. Filozofin e lehtësisë e implementuam gjithashtu edhe tek shkelëset prej alumini. Kjo thjeshton montimin dhe i garanton përdoruesit nivelin më të lartë të sigurisë.

50 % më shpejtë dhe me fleksibilitet të pamposhtëm.

Skela e lehtë MATO 2 ju ofron fleksibilitet maksimal. Zemra e sistemit është disku, i cili vendoset në një lartësi prej 50 cm dhe mundëson lidhjet në katër drejtime, pa kërkuar asnjë mjet ekstra. Prandaj, MATO 2 tregon anën e tij më të fortë në ndërtesat e rrumbullakëta ose në planet me kënde komplekse dhe mundëson shpejtësi mbresëlënëse. Instalimi i pllakave të ndërmjetshme, konzollave dhe aksesorëve të tjerë bëhet në pak sekonda dhe pa asnjë mjet shtesë.

E fortë aq sa duhët - e lehtë aq sa ska!

MATO 2 është një sistem skelesh modern dhe i lehtë që është zhvilluar posaçërisht për efikasitet dhe fleksibilitet më të madh në montimin dhe çmontimin e skelave. Në varësi të lartësisë dhe ngarkesës maksimale, përdoren korniza çeliku me trashësi muri 2,7 mm ose korniza alumini me 4 mm. Versioni i çelikut lejon lartësi 60 m e lart, versioni i aluminit lejon lartësi 40 m e lart. Për ngarkesa veçanërisht të rënda, janë të disponueshme korniza me trashësi muri 3,25 mm. Këto janë të kombinueshme me kornizat normale të lehta.

Kurseni deri në 50% kohë dhe kosto

Përvoja praktike tregon se skelat moderne të lehta mund të kursejnë deri në 50% të kohës në krahasim me sistemet konvencionale dhe të rënda. Me presionin gjithnjë në rritje të kostos, ky është një faktor vendimtar suksesi. Por ndërtimi i lehtë nuk sjell vetëm avantazhe të rëndësishme gjatë vendosjes së skelave. Falë peshës më të ulët, kapaciteti i transportit rritet, punimi me të bëhet më i sigurt dhe ruajtja në depo bëhet më e lehtë.