Beton i ekspozuar me shpejtësinë maksimale

Kallëpi i ri Tobler Top me profil në formë "kapele" siguron tani edhe beton të dukshëm të shkëlqyeshëm. Tobler Top dallon gjithashtu për zgjidhjen më inteligjente të qosheve të jashtme, me të cilën ju mund të bëni kallëpe muresh me trashësi prej 15, 20, 25, 30 dhe 35 cm pa pasur nevojë për rregullime të lodhshme. Për të gjitha trashësitë e tjera mjafton një rregullim prej vetëm 5 cm. Kallëpi i pathyeshëm Tobler Top është i galvanizuar dhe përballon ngarkesa deri në 80 kN/m2 pa asnjë problem.

arrow Përparësitë tuaja

  • Kallëpë pa rregullime që humbasin kohë
  • Profil me formë kapele për beton të dukshëm të shkëlqyeshëm
  • Zgjidhje novative për qoshet e jashtme
  • I galvanizuar dhe i lyer me pluhur
  • Ngarkesë deri në 80 kN/m2
  • Lidhje me unaza çeliku
  • Bleje ose merre me qira
  • Cilësi dhe inxhinjeri Zvicrane

Detajet

Absolutisht zgjidhja optimale

Tobler Top është një kallep i qëndrueshëm me shumë mundësi aplikimi, i përshtatshëm për pothuajse të gjitha projektet e betonimit. Falë katër lartësive standarde (0,60 - 1,20 - 2,70 - 3,30 m) dhe gjerësisë së elementëve nga 0,24 deri në 2,40 m, edhe projektet më kërkuese mund të realizohen thjeshtë dhe ekonomikisht. Elementet janë të lidhura me një kapëse të përshtatshme të kallëpeve. Kompensimi praktik, elementët universale, këndorët dhe shtesat, si dhe zgjidhje individuale janë të disponueshme për kompensimin e gjatësisë, realizimin e këndeve ose zgjatimeve.

E pathyeshme

 

Falë kornizës prej çeliku të përforcuar dhe integrimit të qosheve të gizuara, Tobler Top mund të përballojë presionin e betonit të freskët prej të paktën 80 kN/m2. Elementet janë veçanërisht të qëndrueshme falë galvanizimit të nxehtë dhe veshjes me pluhur. Pikat lidhëse të ankorimit janë të pajisura me një kon të qëndrueshëm çeliku dhe unaza çeliku përkatëse. Kjo eliminon nevojën për unazat e ankorimi të plastikës të prirur ndaj defekteve dhe e bën kallepin edhe më të konvenushëm.

 

"Lëkura e kallëpit" përbëhet nga rimeso e betulës, një kompensatë më një shtresë prej filmi që plotëson kërkesat më të larta të cilësisë. Panelet janë të ngjitura në mënyrë të kryqëzuar sipas standardit BFU 100 dhe janë të veshura me një film rrëshirë fenolike (220 g/m2). Ekzistojnë gjithashtu panele të veshura me plastikë dhe panele të ngurta plastike (Alkus).

 

Përputhshmëri me sistemin.

Kallëpi kornizor Tobler Top përshtatët pa asnjë problem më sistemët e kallëpëve të vjetra dhe me komponentët e prodhuesve të tjerë. Në kte menyrë, ju mund të vazhdoni të përdorni elementët e juaja dhe në të njejtën kohë mundëni më perfitu prej benefiteve të Tobler Top.

Bleje ose merre me qira.

Për të testuar efikasitetin e Tobler Top dhe për të ju ofruar fleksibilitetin maksimal, ne ju ofrojmë mundësin qe t'i merrni kallëpët tanë me qira. Kërkesa po shtohet per ditë, pasi qe të gjith po mahnitën me zgjidhjet që ne si specialista ofrojmë.

Ne jemi partnerët më të mirë për realizimin e projekteve të juaja. Cilësi dhe inxhinjeri Zvicrane.